Makina përplaset në një grup këmbësorësh, katër të lënduar

12.12.2016 15:41:51

Katër persona janë lënduar në Londër, pasi një makinë është përplasur në mesin e një grupi këmbësorësh.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë pranë Battersea Park e cila tani është e mbyllur për trafikun. Policia  dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Pretendohet se katër persona u plagosën dhe shkalla e lëndimeve të tyre ende nuk dihet.