“Makinat barten sikur të ishin lodra fëmijësh”: Pamje që tregojnë se çfarë...

“Makinat barten sikur të ishin lodra fëmijësh”: Pamje që tregojnë se çfarë dëmi shkaktoi një rrëshqitje dheu në Kinë (Video)

14.06.2019 11:48:11

Ky është momenti i tmerrshëm kur një rrëshqitje e tokës dhe ujit shtyn dhjetëra makina dhe kamionë nga rruga në jug të Kinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 49 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë zhdukur që nga fillimi i reshjeve të rënda në fillim të këtij muaji.

Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe rrëshqitjet e shkaktuara nga përmbytjet kanë prekur më shumë se 4.5 milionë njerëz në tetë krahina.

Komiteti i katastrofave të Kinës tha se më shumë se 7,000 shtëpi janë shembur dhe më shumë se 300,000 njerëz janë evakuuar pasi ujërat e përmbytjes kanë arritur në dy metra në disa zona.

Autoriteti tha në një deklaratë mbi llogaritë e saj se humbjet e drejtpërdrejta ekonomike arritën në 10 miliardë juanë (1.1 miliardë funte).