Makineria e përdorur nga xhihadistët për hapjen e tuneleve (Video)

04.11.2016 23:50:21

 

Pas marrjes së Mosulit nga ushtria irakiane, në qytet u zbuluar edhe një rrjet tunelesh, që shfrytëzoheshin nga xhihadistët e ISIS-it për t’u fshehur gjatë betejave.

Por , së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një video, e cila tregon edhe makinerinë gjigante që mendohet se është përdorur nga terroristët për hapjen e këtyre tuneleve, transmeton tema.

Ndërkaq, beteja në Mosul vazhdon ende, për çlirimin e plotë të qytetit nga militantët e Shtetit Islamik.