Makthi “deja vu” në Lëvizjen Vetëvendosje

23.01.2018 18:04:01

Nga Ahmet Asani

Lëvizja Vetëvendosje po sillet sikur të ishte në vitin 1978 të ngjizjes enveristo-leniniste në Kosovë, e jo në vitin 2018 kur Kosova ka shansin historik që kombëtarisht e ndërkombëtarisht të ndahet nga e keqja! Është fat që e gjithë kjo që po ndodh në VV nuk është duke ndodhur në vitet 48-88, sepse “shoku” Visar me “shokët” e “shoqet” tjera, në Kosove do ishin dekonspiruar për të përfunduar në CZ të Beogradit, kurse në Shqipëri do ishin shpallur grup reaksionar proamerikan dhe të gjithë do kishin përfunduar në burgun famkeq të Spaçit!