Mali i Zi bëhet me qeveri të re, shqiptarët marrin një ministri

28.11.2016 17:24:48

Kuvendi i Malit të Zi e ka votuar sot Qeverinë e re të këtij shteti me kryeministër, Dushko Markoviq.

Qeverinë dhe programin që e ofroi kryeministri Markoviq e mbështeten 41 deputetë të DPS, SD, BS dhe koalicionit të shqiptarëve “Shqiptarët e vendosur”.

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviq, transmeton lajmi.net.

Ministre e Ekonomisë është zgjedhur Dragica Sekuliq, kurse i Financave, Darko Radunoviq.

Ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur ish ambasadori malazez në SHBA, Srgjan Darmanoviq.

Ministër për të drejta të njeriut dhe ato të pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur”.