Mali i Zi cakton datën, ja kur do të nisë rihapja e restoranteve, hoteleve, a rrezikohet edhe më shumë turizmi shqiptar

23.04.2020 10:45:31

Kryeministri malazez Dusko Markoviç ka thënë se dyqanet, hotelet, kafenetë dhe restorantet do të fillojnë të rihapen në gjysmën e dytë të majit.

Të enjten në një takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit, Markoviç tha se sallonet e flokëve dhe bukurisë dhe ndërmarrjet e tjera të vogla do të fillojnë të punojnë nga 4 maj.

“Ne do të veçojmë pesë milion euro nga buxheti për të shpëtuar kompanitë tona turistike,” tha Markoviç. Një rast i ri me coronavirus është regjistruar në Mal të Zi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 315.

Të mërkurën, Instituti për Shëndet Publik paralajmëroi se banorët e Podgoricës nuk po respektojnë udhëzimet për distancimin shoqëror pasi qeveria liroi disa kufizime.

Rihapja e Malit të Zi përpara Shqipërisë me gjasa do të dëmtonte dhe turizmin shqiptar, sa kohë që ne ende nuk kemik data të qarta pvr rihapjen e plotë