Mali i Zi: dy të vrarë nga shpërthimi me bombë

05.09.2016 23:39:26

Dy persona janë vrarë në Muo të Kotorit, kur një mjet shpërthyes është hedhur para një shtëpie kanë raportuar mediat malazeze.

Sipas medieve malazeze, përcjell Telegrafi, burrat e vrarë janë identifikuar si Goran Biskupović (28) dhe Millosh Boshnjak (25), nga Kotori, sipas policisë malazeze, dhe shpërthimi ndodhi rreth orës 16.30.

Po sipas medieve malazeze, policia ka bllokuar të gjitha rrugët e fshatit dhe është në kërkim të të dyshuarve.