Mali i Zi nuk ka probleme kufitare vetëm me Kosovën

09.02.2018 11:35:43

Atë që mediat kroate e nënvizuan si tejet të rëndësishme në strategjinë e unionit për Ballkanin Perëndimor është se çështja e anëtarësimit të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe e shteteve tjera pretenduese për anëtarësim, do të kushtëzohet me zgjidhjen e çështjes së kufijve.

Në këtë kontekst citohet deklarata e Presidentit të Komisionit të Evropës, Jean Claude Juncker, i cili qartësoi se çështja e pazgjidhur për përcaktimin e kufirit mes Kroacisë dhe Sllovenisë duhet të zgjidhet urgjentisht.

Më tutje vihet në pah edhe vërejtja e Junckerit se në të ardhmen nuk do të lejohet anëtarësimi në union i atyre shteteve, që kanë probleme kufitare mes vete.