Mali i Zi: Pjesëmarrje e madhe e qytetarëve në zgjedhje

16.10.2016 16:24:35

Sas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 16 kanë votuar 56.1% e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme në Mal të Zi, njofton vijesti.me, transmeton fokusi. org.

Zgjedhjet në Mal të Zi janë të rëndësishme për të përcaktuar orientimin e ardhshëm të vendit drejt integrimeve euro-atlantike, apo drejt aleancës me Rusinë, prandaj po përcillen me vëmendje të madhe  nga opinioni vendës dhe ai ndërkombëtar.

Partia Semokratike e Socialistëve, e Milo Gjukanoviqit që qeveris që 25 vjet në Mal të Zi, e orientuar drejt inregrimeve euro-atlantike, sfidohet nga një bllok i gjerë opozitar kryesisht me orientim prorus./fokusi.org