MALL PER NINULLA

08.03.2019 02:58:33

Lejla Hoti

Mall për ty E**s H

Nuk ka me të qeshura, gudulisje

As të qara fëmijësh

Si dikur, jo nuk ka. 

Nëna  e Dardanisë

Një foshnje mbante në bark

E tjetres ninullë në djepi  i kendojë

Gjumin ma s ka kush të na trazojë

Natën  e trazojnë

Uleritje qenshë të zgjebosur

Qe s dimë nga erdhën as si u krijuan?

E kush i ftojë

Nata është  sterr

 Yje e hënë mungojnë

Iken  edhe ata, ikën të pikëlluar

Merguan diku larg,  o Zot, kur kthehen nuk thanë

Askush kur kthehet nuk e di

Se i vogël ishte qiell yt Dardani

S’ ka këtu bukë, tokën fajësojnë

S’ ka as qetësi, s ka  dashuri

Ti nip i vogël  E**s.H

Tash vetëm në ëndërr mundtë të më vishë

E kaqurrelët e artë oborrin ta hjeshojnë

Vetëm në ëndërr buzëqeshjën, gudulisjën tënde dëgjoj

Asnjëherë nuk të thashë se buzëqeshja e jote

Buzëqeshja qe reze lëshojë do  të më mungojë..

Se ikjen tënde, mërgimin tënd vogëlush, s desha ta pranoj

Tani heshtja ka ra  mbi tokën e fajësuar

Thuaj se kolera ra, ka  pakë rini…

Ikën djemtë, shkuan, pas pesëqindë bjeshkësh

Shkuan në dreq

Tokën fajsojmë…   s’ ka pjellori …

Namë e kujtë të zuri ty o Dardani?

Dardani namë e kujt  të zuri ty?