Mallakastër, sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset 17-vjeçari

04.11.2016 09:45:08

Një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Mallakastër, pas në konflikti me bashkëmoshatarin e tij. Policia lokale ka arrestuar 17-vjeçarin me iniciale Rr.A, banues në Mallakastër.

“Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, pasi më datën 03.11.2016, në Mallakastër, ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin Rr.A, 17 vjeç”, sqaron policia.

Sipas policisë, ngjarja sipas bluve ka ndodhur pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta dy adoleshentët.

17 vjeçari Rr.A aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën.