Mamogramia përsëri në pikëpyetje

12.01.2017 18:37:31

Një studim i ri arrin në përfundimin se një në tre gra të diagnostikuara me kancer në gji nga mamogrami kanë marrë trajtim, pa qenë e nevojshme.

Kjo gjetje përforcon edhe një herë pikëpyetjen lidhur me rolin e mamogramit në përcaktimin e rasteve të kancerit.

Studimi u krye në Danimarkë dhe u botua në revistën “Analet e Mjekësisë”. Në studim thuhet se mamogrami në një të tretën e rasteve dallon rastet e tumoreve beninje, jo vdekjeprurëse dhe nuk dallon rastet e avancuara të kancerit.

Ithtarët e mamogramit thonë se analiza shpesh u shpëton jetën grave, duke ndihmuar në trajtimin e tumoreve në fazat e para të sëmundjes. Por kundërshtarët thonë se rrezatimi i panevojshëm mund të shkaktojë raste të reja kanceri.