Mamushë, dy vëllezër rrahen për traktor

15.04.2018 12:04:33
Policia ka bërë të ditur se në Mamushë për shkak të shfrytëzimit të traktorit, janë rrahur dy vëllezër.

Bëhet fjalë për dy vëllezër turq të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur fizikisht.

“Pas një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e traktorit pronë e përbashkët e familjes, i dyshuari mashkull K/turk, ka sulmuar fizikisht vëllain e tije mashkull K/turk. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal-Prizren., ku sipas mjekut kujdestar viktima ka lëndime të lehta trupore. Me vendimin e Prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.