Man. United, 30 mln Euro për Hysaj-n

16.11.2016 12:27:30

Mediat italiane folën për interesimin e Jose Mourinhos për Elseid Hysaj që në fundin e tetorit të kaluar, por tani zërat se trajneri i Manchester United , një ndër më të përfolurit në botën e futbollit e ka seriozisht dhe kërkon ta marrë mbrojtësin shkodran që në janar bëhen më të fortë, e madje ka dhe një shifër konkrete për këtë tentativë për ta cuar 22-vjecarin në “Teatrin e Ëndrrave”. Në faqet e saj e përditëshmja “Il Mattino” bën të ditur se United është gati të vërë në pjatë plot 30 milionë Euro për Elseid Hysaj, një shifër e konsiderushme kjo që do ta bënte atë futbollistin më të shtrenjtë të gjithë historisë së Kombëtares së Futbollit.

Mjaft interesant është gjithashtu fakti, se edhe përballë një shifre të tillë që do t’i lejonte Napolit një përfitim të ndjeshëm ekonomik nga shitja e Hysajt, që u ble nga Empoli për 5 milionë Euro, në klubin italian janë të vendosur të mos privohen nga futbollisti shqiptar duke e cilësuar të pashitshëm. Kjo pasi shërbimet e tij konsiderohen tejet të rëndësishm për skuadrën e trajnerit Sarri, me Aurelio de Laurentiis që veproi me mjaft zgjuarsi pak kohë më parë duke rinovuar kontratën e Elseidit që tani është kthyer në një aset të pazëvendësushëm për skuadrën e një minierë ari në merkato. Për Hysajn përvec Manchester United në muajt e fundit është interesuar dhe një tjetër gjigand i futbollit europian, Bajerni i Mynihut, e megjithatë te Napoli janë të vendosur për t’ju rezistuar ofertave, të paktën në merkaton e janarit.