Man. United, barazim në fund ndaj Everton

04.04.2017 22:19:56

Në fazën e parë ishte Evertoni që barazonte në fund ndaj United, ndërsa këtë herë djajtë e kuq u përgjigjën në të njëjtën mënyrë duke shënuar golin e barazimit pikërisht në minutën e fundit falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Ibrahimovic që u rikthye me gol për të tijtë. Një pikë që evitoi humbjen për skuadrën e Mourinhos, që ka 20 ndeshje në Premier që nuk mposhtet, por që gjithsesi largon shumë nga zona Champions djajtë e kuq, të paktën nëpërmjet kampionatit.

Phil Jagielka ishte autori i golit të epërsisë për Blutë e Liverpool-it që konfirmohen si një kundërshtar i vështirë për të besuarit e Mourinhos, që patën dhe mungesën e fatit me vete, si në rastin e Herrerës në të 31-tën, ndërsa në pjesën e dytë skena ishte e tëra për Ibrën, që pa t’i anullohej një gol në të 71-tën, humbi një super mundësi në të 89-tën nga një pozicion relativisht i mirë për të ndërsa në të 94-trën nga pika e bardhë shënoi golin e barazimit duke zgjatur thjesht numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje, pasi në total United me nëntë barazime shtëpiake ka lënë shumë pikë të vlefshme përpara publikut të tij. /supersport.al/