Manaj befason të gjithë me skuadrën e re

13.01.2017 22:06:13

Rei Manaj ka mbyllur aventurën e tij te Pescara për gjashtë muaj, ndërkohë që pas tij është vënë një skuadër nga Serie B.

Sipas Sky Sport është skuadra e Pisas që së fundi ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.

Pisa po lufton për mbijetesë në Serie B, dhe në ekip ka dy futbollistë shqiptarë, Edgar Çani dhe Samir Ujkani, ndërsa për trajner kanë Gennaro Gattuson.

Pisa si opsion pëlqehet edhe nga Interi, që kërkon që sulmuesi 19 vjeçar të luaj në vazhdimësi për të vazhduar rritjen si futbollist, pasi në të besojmë shumë për të ardhmen.