Manastiri – qyteti i alfabetit nuk flet shqip

22.11.2016 18:14:51

Nga Ahmet Asani

Në ditën e sotme, me 22.11.1908, para 108 vitesh, ne qytetin Manastir lindi alfabeti shqiptar të cilin e përdorin gjithë shqiptarët. Manastiri sot ka mbetur të lëngojë i pushtuar nga një shtetit pa komb dhe me një emër problematik. Qyteti i Alfabetit Shqip, qyteti i Bajo Topullit, i Qiriazëve që në v.1908 ishin mësues e mësuese, sot nuk flet shqip. Do te isha shume i lumtur sikur sot në Manastir të ishin për vizite e për festime udhëheqësit shpirtëror e politik te popullit shqiptar. E kam të freskët dhe nuk do ta harrojë kurrë vitin 1988 kur me mijëra nxënës, prinder e mesimedhes në Maqedoni janë rrahur, poshtëruar e burgosur duke kërkuar nga ata që në shkolla të mos të mësohet ne gjuhën shqipe por në atë maqedonase! Nuk paska ma vështire se të jesh i pushtuar nga një popull  kreaturë e  cila si komb nuk pranohet nga vëllezërit e tyre bullgar dhe si shtet nga fqinjët e tyre grekër.

Shqipëria u ngut të jetë e para ta pranojë këtë krijesë artificiale, ku pasardhësit e Qiriazëve as që kanë guxuar të tregojnë për përkatësinë e tyre kombëtare! Shqipëria dhe Kosova duhet të marrin mësime nga Serbia e cila edhe pse  nga 1912 e deri 1999 nuk u ndal duke vrarë e dhunuar shqiptaret, ajo prapë fitoi të drejtën e ex-teritorialitetit  për kishat dhe manastiret e veta edhe pse dihet qe edhe ato kohë më parë ishin të shqiptarëve!