Mançevski me vullnetarë nga LSDM edhe sot kanë dalë në terren në zonat e prekura

14.08.2016 15:25:56

Nënkryetari i LSDM Damjan Mançevski, së bashku me vullnetar dhe aktivist të LSDM, me mbështetje të automjeteve speciale edhe sot kanë qenë pranë banorëve të lagjeve të Shkupit të prekur nga vërshimet.

Nga LSDM informojnë se janë pastruar shtëpitë dhe oborret e banorëve, është nxjerrë uji i grumbulluar, shpërndahet ujë për pije, ushqim të konservuar dhe mjete higjienike.

“Aksionet për ndihmë vazhdojnë në vendet e banuara Stajkovcë, Hasanbeg dhe Inxhikovë, ndërsa do të shpërndahet edhe ndihmë humanitare për të gjithë zonat e prekura”, thuhet në njoftimin e LSDM.