Manchester City vazhdon luftën për titullin kampion

13.02.2017 23:34:45

Manchester City ka mundur AFC Bournemouth me rezultatin e pastër 2:0 duke u rivendosur në vendin e dytë të renditjes së Premier League. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për djemtë e Pep Guardiola-s duke kaluar Tottenham në renditjen e Premier League. Por lajmi i keq për Qytetarët është dëmtimi i yllit brazilian Gabriel Jesus, i cili doli nga loja pas vetëm 10 minutave lojë. Me këtë humbje Bournemouth vazhdon të jetë në kërkim të fitores së parë për vitin 2017.

Me këtë fitore Manchester City “katapultohet” në vendin e dytë me 52 pikë të tubuara, ndërsa  AFC Bournemouth mbetët në vendin e 14 me 26 pikë të grumbulluara. /fokusi.org/