Manchester United “bën ligjin” në Vigo, “prek” finalen

04.05.2017 22:35:05

Nuk ka surpriza në “Ballaidos”, Manchester United rrëmbven një fitore të çmuar në gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Celta Vigos me një perlë të Marcus Rashford që i lejon të zgjasë njërën dorë drejt finales së madhe të këtij kompeticioni. Edhe pse përballë një kundërshtari aspak komod, skuadra e Mourinhos u tregua cinike dhe shfrytëzoi bagazhin e madh teknik të lojtarëve të saj për të pritur me qetësi sulmet e kundërshtarëve dhe për të goditur në momentin më të mirë të Celta Vigos duke u larguar nga Spanja me një gol të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ishte skuadra vendase që dha sinjalin e parë që në minutën e 11 por më pas errësirë totale sepse Manchester United mori kontrollin e lojës duke luajtur me nervat e Celta Vigos. Me rikhtiin e skuadrave në fushën e lojës Iago Aspas kishte mundësinë e artë për të shënuar golin e parë, ndërsa Marcus Rashford u kundërpërgjigj me një goditje fenomenale që nuk i dha asnjë shans portierit spanjoll.

13 minuta më pas Lingaard nuk arriti të dyfishonte për të çuar në avantazh të dyfishtë sfidën që gjithsesi i ka dhënë një bonus të madh Manchester United. Në “Old Trafford”, skuadra angleze duhet thjesht të menaxhojë këtë sukses për të arritur finalen dhe për të synuar trofeun prestigjoz të futbollit europian. /supersport.al/