Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

30.05.2018 10:56:52

Manchester United do të fokusohet në përforcimin e mbrojtjes këtë sezon dhe Mourinho ka gjetur në vendlindje goditjen e radhës.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes është shumë pranë zyrtarizimi i Diogo Dalot nga Porto për të cilin “Djajtë e Kuq” do të paguajnë klauzolën prej 20 milionë euro ndërsa 19-vjeçari do të luftojë për një vend në formacion me veteranin Antonio Valencia.

Ardhja e Dalot në “Old Trafford” konfirmon edhe synimet e Mourinhos për të lënë të lirë Matteo Darmian i cili pritet të rikthehet në Serinë A.