Manchester Unitedit i rritet borxhi në 338 milion

17.11.2016 23:52:35

Borxhi i Manchester Unitedit është rritur ndër të tjera nga ndikimi i referendumit propozuar për largimin Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian (Brexit), në 338 milion paund (rreth 393 milionë euro). Siç njoftoi CEO Ed Woodward të enjten, detyrimet e klubit janë rritur kryesisht për shkak të amortizimit të paund britanik pas referendumit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja,   me 18 për qind. Përveç kësaj, Manchester United e humbi kualifikimin në Champions League, që ishte një indikator shtesë për rritjen e borxhit.
Unitedit Totali i fitimit ra në tremujorin e parë të sezonit në shtator të vitit 2016 me 2.8 për qind në 3.4 milion paund (rreth 3.9 milion euro). “Edhe pse të ardhurat tona kanë rënë me mungesën në Ligën e Kampionëve, ne jemi në rrugë të mirë, që në fund të raportit të vitit të ri me një rekord të ri fitimi”, tha Woodward. United kishte kryer disa transfere yjesh të kushtueshme, gjatë afatit kalimtar në verë, duke përfshirë francezin Paul Pogba për shumën rekorde, prej 105 milionë euro.