Manchesteri mposht “kampionët”, dy pikë larg Championsit (Video)

05.02.2017 19:40:21

Manchester United ka fituar si mysafir i Leicester Cityt me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.

Golat për skuadrën e Mourinhos i shënuan, Mkhitaryan në minutën e 42-të, dy minuta më vonë Zlatan Ibrahimoviç dhe në minutën e 49-të Juan Mata.

Me këtë fitore, Manchesteri qëndron në pozitën e gjashtë me 45 pikë, dy më pak se Arsenali që është në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Leicester po rrezikon seriozisht, ku pas 24 ndeshjeve ka 13 humbje dhe qëndron në pozitën e 16 me 21 pikë, një më pak se vendi i 18-të që dërgon në Championship.