MAPL përkrahë OJQ-në “Down Sindrom Kosova”

02.05.2017 14:35:45

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “Down Sindrom Kosova”, znj. Sebahate Beqiri, për financimin e projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim”.
Qëllimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin në mes të Shoqërisë Civile dhe Komunës së Prizrenit, për avancimin e kushteve për arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si një nga kriteret e rëndësishme të integrimit evropian, e që parashihet edhe me MSA.