Maqedoni: 10 parti politike dakordohen për futjen e edukatës seksuale në programin mësimor

09.12.2016 10:03:32

Gjatë fushatës parazgjedhore, fushata Platforma rinore për edukim seksual ka kërkuar nga partitë politike të angazhohen për marrjen e masave për edukim seksual

‘Kjo kërkesë vjen pas debateve shumëvjeçare publike, trendit shqetësues për indikatorët shëndetësore te të rinjtë, por gjithashtu, dhe për shkak të mosmarrjes së asnjë mase nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë’, thuhet ndër të tjera nga HERA.

Partitë që janë mbështetëse të edukatës seksuale janë: Partia Liberal Demokratike (PLD), Partia Liberale (Pl), Partia e Re Social Demokratike (PRSD), PDSH, Uniteti, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), OBRM – Partia Popullore, Demokarica për Ripërtërirje të Maqedoni, E Majta dhe Lidhja Demokratike. Nga këto, 3 parti këtë masë e kanë edhe në programet e tyre politike. Numri në rritje i mbështetësve politikë do të thotë që edukimi seksual merr vëmendjen e duhur, sidomos nëse e krahasojmë me fushatën zgjedhore në vitin 2011, kur prapa kësaj kërkese qëndronin vetëm 3 parti politike.