Maqedoni – Doganat pengojnë kontrabandë me deviza, drogë, peshq, rroba…

13.09.2016 16:29:40

Gjatë javës së kaluar, shërbyesit e dokanës së Maqedonisë kanë zbuluar një mashtrim, tre tentime për hyrje ilegale në vend, një tentim për kontrabandë me drogë dhe disa tentime për kontrabandë mallrash.

Me këtë rast, janë ndaluar deviza, raki vendi, peshq të freskët, veshje dhe pjesë për automjete transportuese.

Doganierët zbuluan se dy shtetas turq kishin me vete 40.000 euro, megjithëse kishin raportuar se kanë vetëm 5.000 euro me vete. Gjatë kontrollit, policia zboloi se këta turq me vete kishin edhe 60.000 euro tjera të fshehura në veturë.

Një shtetasi të Gjermanisë gjithashtu iu gjetën 20.000 euro. Në të dy rastet, udhëtarëve iu kthyen nga 10.000 euro, sipas ligjit. Pjesa tjetër është konfiskuar.

Gjatë kontrolleve, doganierët zbuluan tentim të kontrabandës së marihuanës dhe amfetaminës, transmeton Telegrafi.