Maqedoni e Veriut: 566 të izoluar brenda 24 orëve

22.06.2020 10:19:44

Në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit janë izoluar 566 persona kurse 707 persona kanë shkelur masat.

Ministria e Punëve të Brendshme  e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 566 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 178 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar dy shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 707 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.