Maqedoni e Veriut/ Bashkëshortët nga Dibra të infektuar me koronavirus

06.03.2020 22:31:28

Në Maqedoninë e Veriut janë zbuluar edhe dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra, të cilët janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Shqetësimi është rritur në vendin fqinj, ndërkohë që qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.