Maqedoni, forum për rolin, problemet dhe sfidat e organizatave civile në shoqëri

07.06.2017 15:38:45

Roli i organizatave të qytetarëve në shoqëri, problemet dhe sfidat me të cilat përballen në punën e tyre dhe perspektivat për qëndrueshmëri të shoqërisë civile, janë temat e forumit të sotëm “udhërrëfyes i ri për zhvillim të shoqërisë civile”, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe BE projektit “Mbështetje teknike për organizatat e qytetarëve – TAKSO”.

 

Sunçica Sazdovska, këshilltare e projektit TAKSO, në hapjen e debatit të sotëm tha se ai paraqet vetëvlerësim nga organizatat civile dhe refleks nga aktorët tjerë, të cilët kanë rol kyç dhe ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë civile, siç janë Qeveria, vetëqeverisja lokale, mediat dhe donatorët. Udhëheqësi për bashkëpunim nga Delegacioni i BE-së Nikolla Bertolini tha se shoqëria civile ka rol të madh në Maqedoni, por edhe Qeveria dhe se qëllimi i tyre është që të dy të punojnë së bashku dhe bisedojnë për ardhmërinë dhe mirëqenien e qytetarëve, njofton AIM.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska tha se pa shoqëri të fuqishme civile nuk mund të jenë Qeveri e fuqishme dhe të shkojmë drejt Bashkimit Evropian. “Sektori civil në një moment kritikon, por ai nëse kritikon në mënyrë konstruktive, kjo e bën qeverinë më të fuqishme. Pres q; sektori civil, kur do të ndjehet i lirë në veprimin e tij, do të japë kontribut”, deklaroi Carovska.