Maqedoni: LSDM: Lajmet e rrejshme nuk fshehin faktin që Qeveria e re ka ulur borxhet

16.08.2017 11:55:03

LSDM-ja sot përmes një kumtese akuzon OBRM-PDUKM-në se me lajme të rrejshme tenton ta fsheh faktin që Qeveria e re po ulë borxhet publike të shtetit.

“Përmes punës transparente dhe të përgjegjshme, Qeveria e udhëhequr nga LSDM pagoi borxhin ndaj “Deutsche Bank” prej 77,3 milionë euro, ndërsa borxhin publik e ka ulur për 31.4 milionë euro në çerekun e parë. Gjithashtu është kthyer borxhi ndaj gjitha firmave, pa kërcënime dhe pa selektime ashtu siç ka bërë OBRM-PDUKM-ja”, thonë nga LSDM,

Nga kjo parti shtojnë se të kota janë tentimet e OBRM-PDUKM-së që përmes lajmeve të rrejshme të fitojnë disa pika politike.

“Atë që OBRM-PDUKM-ja përmes konferencave dhe komunikatave përmend vetëm borxhet e qeverisë s re, nuk mund ta fsheh faktin se Maqedonia në dy vitet e fundit ka arritur ta ulë borxhin publik për herë të parë pas 2008”, thonë nga partia në pushtet.