Maqedoni, nesër shpallen rezultatet për kandidatët e regjistruar në shkollat e mesme

29.06.2017 20:30:44

Kandidatët të cilët kanë dorëzuar dokumente për regjistrim në shkollat e mesme, nesër do të mësojnë rezultatet e para.

Sot ka mbaruar afati i parë për regjistrim në shkollat e mesme për semi-maturantët.

Më shumë të interesuar ka në shkollën e mesme medicinale “Pançe Karagjozov” në Shkup ku për 646 vende kanë konkurruar më shumë se 860 semi-maturantë, ndërsa interes të madh ka edhe në gjimnazet tjera në Shkup që kanë traditë të gjatë.

Numër më të ulët nga ajo që pritej ka në shkollat teknike.

Listat e kandidatëve të pranuar dhe të refuzuar do të shpallen nesër nga shkollat. Aty ku janë paraqitur më shumë kandidatë nga numri i vendeve të lira, do të ketë testim kualifikues më 3 korrik. Ndërsa rezultatet do të shpallen më 4 korrik.