Maqedoni, ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor

20.02.2017 14:04:01

Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e katërt të vitit të kaluar është ulur për 8.2% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i përgjithshëm në transportin urban është ulur për 12.5%, në atë rural për 0.5, në atë ndërurban për 5.1%, ndërkaq transporti ndërkombëtar për 6.3%.

Në krahasim me tremujorin e tretë nga viti 2016, megjithatë numri i përgjithshëm i kilometrave udhëtuese është ulur për 5.6%. Numri i kilometrave për udhëtim në transportin urban është rritur për 43.1%, në atë ruralë për 0.8%, në transport ndërurban është rritur për 1.8%, ndërsa në transport ndërkombëtar është ulur për 37.8%.