Maqedoni, vazhdojnë bisedimet për daljen e vendit nga kriza

26.07.2016 08:19:03

Përfaqësuesit partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës, duhet të takohen sot për t’i finalizuar çështjet rreth mediave, Qeverisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme.

Pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE dhe Artan Grubi nga BDI thanë se është arritur pajtueshmëri për pjesën më të madhe të çështjeve dhe ligjeve që ishin pjesë e marrëveshjes së fundit ndërpartiake.