Maqedonia dhe Serbia me çmim të njëjtë të certifikatave fitosanitare për grurin

12.08.2016 16:49:51

Maqedonia dhe Serbia sot u dakorduan që certifikatat fitosanitare për import të grurit të jenë me çmim të njëjtë, ndërsa çështja rreth miellit do të zgjidhet në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Beograd.

“U dakorduam që do të shkojmë me çmime të njëjta. Informacionet tona janë se në Serbi për një certifikatë të tillë fitosanitare paguhet 8.550 denarë, përderisa te ne prej 10.000 deri në 11.000 denarë. Do të thotë që është më i shtrenjtë për 1.500 deri në 2.000 denarë. U dakorduam që këtë ta kontrollojmë edhe sa është te ta, aq të jetë edhe te ne”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave Mihail Cvetkov pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve Rasim Lajiq, i cili është për vizitë në Maqedoni.

Në lidhje me miellin, ministri Cvetkov tha se 95 për qind e importit të përgjithshëm të grurit dhe miellit është nga Serbia dhe se problem është mielli i lirë i importuar çmimi më i ulët i të cilit arrin 10,5 denarë, ndërsa gruri i importuar nga Serbia është me çmim minimal prej 9,5 denarë.

Është dakorduar edhe pjesëmarrje e përbashkët e tregjeve të treta, ndërsa më takim është biseduar edhe për problemin me eksportin e prodhimeve të mishit të Maqedonisë në Serbi.

Sipas zëvendëskryeministrit Lajiq, Maqedonia është partner shumë i rëndësishëm i Serbisë dhe informon se në gjashtë muajt e parë kanë rritje tregtare eksportuese prej 30 përqind.