Maqedonia nis riparimin e dëmeve nga stuhia e madhe

11.08.2016 12:14:11

Ekipet e kompanisë EVN Maqedoni janë duke punuar intensivisht për të riparuar defektet në rrjetin shpërndarës të shkaktuara nga stuhia e mëdha që ka goditur gjatë fundjavës pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.

Të gjitha defektet e tensionit të mesëm dhe të lartë në rajonin e Tetovës, Kërçovës, Velesit, Manastirit, Ohrit, Kumanovës dhe Prilepit janë riparuar. Ekipet tani punojnë në defekte më të vogla në rrjetin e tensionit të ulët. Konsumatorët e parë të pjesës së rajonit të Shkupit që ishte më e goditur nga stuhia, tashmë ka marrë energji elektrike.

Disa trafostacione në lagjet Çento, Maxhari dhe një pjesë të fshatit Inxhikovë janë nën tension dhe mbi 1.500 konsumatorë tashmë kanë furnizim normal të energjisë elektrike. Ekipet janë vazhdimisht në terren dhe kontrollojnë nëse ka defekte më të vogla në rrjetin e tensionit të ulët.

Punohet edhe në pastrimin e terrenit deri te objektet energjetike në zonën kritike në fshatin Stajkoc, Smiljkoc, Hasanbeg, Ilinden, në rrugën  për në Haraçinë etj. Si do të krijohen kushte të sigurta për furnizim ashtu do të aktivizohen nën tension edhe trafostacionet apo rrugë pas rruge, konsumator pas konsumatori.

I gjithë rajoni deri më tani ka qenë pa energji elektrike për shkaqe sigurie që të mos krijohen probleme më të mëdha dhe të mos rrezikohet jeta e njerëzve që punojnë në pastrimin e dëmeve dhe qytetarëve që jetojnë në atë rajon dhe të mos shkaktohen dëme shtesë të pronave.

Stuhia ka rrënuar më shumë shtylla betoni dhe ka bërë dëme të mëdha në objektet energjetike në këtë rajon. Ekipet e EVN-së do të mbeten vazhdimisht në terren në rajonin më kritik dhe me mbi 60 montues elektrikë, duke përfshirë edhe kompani të jashtme partnerë të EVN-së, do të punojnë së bashku me policinë, ushtrinë, vullnetarët dhe ndërmarrjet e tjera publike për t’i pastruar pasojat e stuhisë.

Kompania EVN Maqedoni ka dhuruar agregate me ndihmën e të cilave është siguruar ndriçimi për një ambulancë dhe objektet e tjera specifike në rajonin e krizës dhe ka dhuruar edhe të holla në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq për të ndihmuar qytetarët e zonave të përmbytura në rajonin e Shkupit dhe Tetovës.