Maqedonia, shqetësim për shtetin e Kosovës (Video)

08.08.2016 22:19:57

Maqedonia është vërshuar nga reshjet të cilat përveç dëmeve të mëdha materiale  morën edhe jetën e mbi njëzet personave. Të hënën është shpallur Ditë zije me vendim të qeverisë maqedonase në nderim të viktimave.

Presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit të Kosovës kanë ngushëlluar institucionet maqedonase duke shprehur edhe gatishmërinë  për ta ndihmuar shtetin fqinjë.

Ndërkohë, edhe Rexhep Selimi,  anëtar  i Komisionit Parlamentar për Punë të brendshme dhe siguri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e tij për shtetin fqinj.