Maradona apo Mesi? Diego i përgjigjet ish-trajnerit të Lushnjës

27.03.2019 00:50:52

Kur Mario Kempes, kampion bote me Argjentinën në vitin 1978 u pyet se cila ishte diferenca mes Maradonës dhe Messit, dha këtë përgjigjje: “Leos i është dashur spostojë Ronaldinhon dhe më pas të përballet me Ronaldon, ndërsa Diego nuk ka patur rivalë.”

Një përgjigjje që lë shumë vend për diskutim e që sigurisht nuk i ka pëlqyer El Pibe de Oros. Përgjigjja që Maradona i dha bashkëkombësit të tij ishte një foto ku shfaqen 23 ish-kampionë të mëdhenj me të cilët është përballur 58-vjeçari gjatë karrierës së tij: Platini, Baggio, Zico, Matthaus, Van Basten, Gullit… e sa e sa emra të tjerë të mëdhenj.”

“Si mund të thuhet që nuk kisha rivalë? Shihni kundër cilëve fenomenë kam luajtur!”, shkruan Maradona në postimin e tij.

Mario Kempes është një emër i njohur për publikun shqiptar jo vetëm për titullin botëror që fitoi me Argjentinën. Në vitin 1996, në kohën e firmave piramidale mori drejtimin e Lushnjës, që sponsorizohej nga “Xhaferri”, por për shkak të trazirave u detyrua të largohej nga Shqipëria për e përfunduar kontratën.

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHashim & Kadri !
Artikulli tjetërPoezi nga Alba Huta