Maradona: Ky është gabimi më i madh në jetën time!

27.01.2017 18:03:15

Diego Armando Maradona ka rrëfyer për gabimin më të madh në jetën e tij.

Njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli, ka deklaruar se përdorimi i medikamenteve të palejuara, është gabimi më i madh në jetën e tij.

Argjentinasi që kishte fituar titullin e Serie A me Napolin dhe titullin e botës me Argjentinën, pati shkatërruar karrierën e tij duke u bërë i varur nga droga.

“Isha 24 vjeçar kur fillova të merrja drogë. Isha te Barcelona atëkohë. Ishte gabimi më i madh në jetën time që kam bërë”, ka deklaruar Maradona,