Maradona ndalohet në aeroport me pasaportë false?

29.08.2016 18:51:06

Telashe të reja për Diego Armando Maradonën, i cili mbrëmjen e shkuar është bllokuar nga policia në aeroportin e Bunos Airesit. Sipas asaj që shkruan shtypi argjentinas, “Pibe de Or” ishte gati për t’u nisur në Dubai, i shoqëruar nga shoqja e tij Rocio Oliva, por në momentin që ka paraqitur dokumentet, është ndaluar nga policia kufitare pasi zotëronte një pasaportë false, e cila ishte e vjedhur.

Por Maradona nuk e ka pranuar një situatë të tillë. Ish-kampioni i Napolit, thekson se kjo situatë është e lidhur me politikën: “Nuk do të lejoj asnjë të drejtojë jetën time. Prej 15 vjetësh bëj atë që dua dhe asnjë nuk mund të më vijë të më thotë se çfarë duhej të bëj. Ky denoncim për vjedhje është një budallallëk. Avokati im do të ketë detyrën të hetojë për këtë mashtrim të orkestruar nga ndonjë politikan”.

Sipas argjentinasit, bëhet fjalë për një “hakmarrje” nga ana e presidentit Macri për disa deklarata të tij.