MAREVESHJA E RAMBUJES DHE LUFTA”SPECIALE”E MADELEINE ALBRIGHT MË DELEGACIONIN E KOSOVËS.

20.03.2019 19:13:45

Nga Binak Maxharraj

Para 20 vitesh ndodhi mrekullia për shqiptarët.Atë ditë u hap qielli
dhe në Kështjellën Mesjetare në Rambujë të Francës zbriti një fuqi e
madhe më plotë rreze drite e cila u erdhi ne ndihmë shqiptarëve qe me
dekada e prisnin këtë mrekulli.

Pra,para 20 vitesh këtu filloi punimet Konferenca e Rambujës për te
caktuar fatin e shqiptarëve të Kosovës të ndarë padrejtesishtë me
luftra por edhe me Konferenca të ndryshme.Por, kjo ishte Konferenca e
Kosovës,per Kosovën,për fatin e sajë,për të ardhmën e sajë,ndërsa nga
ana tjetër regjimi fashist serb bente teror,kryente masakra mbi
popullatën civile.Në këtë atmosfer edhe filloi punimet Konferenca e
cila ishte organizuar nga miku i jonë i madh SHBA në krye te se cilës
ateherë ishte Bill Clinton.

Kryetari i SHBA Bill Clinton e dergoi në Konferencë delegacionin në
krye me gruan me te fuqishme Sekretaren e shtetit Madeline
Albright.Qëllimi i kësaj Konference ndërkombetare ishte i qartë që
Serbia njeherë e pëgjithëmon të nxirret nga Kosova. Erdhen
delegacionet i Serbis ne krye me Presidentin e saj Millutinoviq,ai i
Kosovës erdhi veqmas ai liftës dhe tjetri i partive tjera dhe
shoqerise civile.Filloj loja e brrylave se kush duhet të jetë në krye
te delegacionit të Kosovës.pas shumë përpjekjeve Rugova si nje njeri i
dijes dhe i mençuris lëshoi pe dhe si kryesus i zgjodhë Hashim Thaçi
një njëri jo fortë i njohur ne arenen ndërkombetare por edhe pa
njohuri diplomatike e i brumosur më një idelogji te thoja marksiste
leniniste enveriste.etj.

Nën drejtimin e Sekretares se shtetit Amerikan Madelenie Albright
konferenca zgjati disa ditë.U hartuan dokument pas dokumenti,draft pas
drafti,por kurrse te merren vesh delegacionet te cilat komunikonin
ndaras përmes Albrightës.Për asgje nuk dakardoheshin,ishin shumë larg
në pikëpamje delegacionet mes vedi,Serbija nuk lëshonte pe sepse donte
ta mbaj Kosovën,kurse poashtu delegacioni i Kosovës nuk lëshonte pe
sepse donte qe Kosova te jetë jashtë Serbisë.

Madelenie Albright ishte ne hall se si te veproi.Ajo nuk e kishte edhe
aq në dertë se çka thotë delegacioni serb se a do te pranoj diçka apo
jo,dertin me te madh e kishte me delegacionin shqiptare,sepse ajo e
kishte te qartë misionin e SHBA se Kosova më çdo kushtë duhet te
ndahet nga Serbia,dhe në këtë drejtim bente edhe luftë speciale me
delegacionin e Kosovës për te pranuar Mareveshjen së përndryshe kjo
është shansi i fundit për Kosovën që ajo te del jashtë kornizave te
Serbisë.Thjesht ua bante me dije delegacionit të Kosovës së duhet ta
neshkruajnë Mareveshjen dhe se kjo Konferencë është shansi i
fundit,ose te jenë të lirë ose nën Serbi përgjithëmonë.

Gjatë gjithë Konferences aty pari sillej nje njeri,nje spiun i
Sherbimit Sekret Frances Danjer Arnaudi(DGSE)i cili e përcilëte dhe
nuk ja dajke syt Hashim Thaçit.Ky farë Danjeri thuhet se ka lidhje
edhe me sherbimin sekret Serb.

Si për qudi drejtuesit e delegacionit të Kosovës,me kërkesen e tyre
këkuan qe Konferenca ti ndërpres punimet për dy javë gjaja për tu
konsultu edhe me komandantet e luftes në teren. Këtë vakum kohor e
shfrytezoi Serbia e cila futi ne Kososvë një numer te konsiderushem
ushtaresh,paralmilitaresh dhe teknikë te armatosur me ç’rast e rriti
terrorin dhe masakrat edhe më shumë.

Ndërkohë Sekretarja e shtetit Albright bisedoi edhe me veprimtarin e
çështjës kombetare Adem Demaçin si zedhenes i UÇK i cili ne ate kohë
gjendej për një sherim në Lublan më shpresë së do te ndikonte ne
delegacionin shqiptare për arrijtjën e Marëveshjes.Por nuk u moren
vesh për asgje.Bisedon dy njerez me idelogji te ndryshme,bile situata
u acaru aq shumë sa qe Adem Demaçi pati guximin edhe te ia lëshon
telefonin Albrightës e cila fliste me te për te miren e Kosovës,për
çlirimin e sajë.

Pas dy javesh Konfernca rifilloi punimet jo në Kështejellen e Rmbujes
por tashti ne Parisë.Ishte prap Madelenie Albrigt e cila bante luftë
me delegacionin e Kosovës qe te mbrrihet ndonje draftë Mareveshje
sepse përndryshe NATO nuk do te intervenoi në Kosovë për ta largue
ushtrin serbe.Asaj nuk i interesonte,si duket,aq shumë se delegacioni
i Serbis a do te pajtohet apo jo,sepse ishte e sigurt se ata asgje nuk
do te pranojnë duke menduar se Kosova është e tyre dhe ashtu do te
jetë.Por, më ne fund më insistimin dhe pathyeshmerin e Albright qe
delegacioni i Kosovës ta nenshkruaj Mareveshjën e cila kishte për
qellim ta bombardoi Serbin për ta ndjekur nga Kosova.Më në fund Hashim
Thaçi kryeneq u dorzu.Delegacioni i Kosovës e nenshkroi
Mareveshjën,kurse ai i Serbisë e refuzoi.Kështu fitoi qendresa dhe
durimi i pashoq i Albright për te mbrri një mareveshje sepse ky ishte
edhe qendrimi i SHBA për ti dalë në ndihmë dhe për ta çliru Kosovën
përfundimisht.

Konferenca e Rambujës është një ndër Konferencat me te rëndesishme për
Kosovën.Ishte mrekullia e zotit dhe e Amerikës mike për ti dal në
ndihmë Kosovës për ta çliruar ate.Dhe mrekullia ndodhi NATO për 78
dite e nat e bombardoi Serbin duke i shkaterru deme te medha te cilën
me ne fund u dorezu me Mareveshjen e Kumanovës.

Konferenca e Rambujës duhet te jetë një ndër datat më te rendesishme
ne historin e Kosovës.Gur themel i historisë se saj.Kjo Konfernencë
duhet te gjejë vend të rëndësishem ne librat shkollor,te ju prkujtoi
gjeneratave te reja për redësinë e sajë,sepse pa këtë Konferencë sot
Kosova nuk do te ishte kjo qe është,anipse hala po kemi probleme me
Serbin te cilat i krijuam me fajin tonë,dhe Serbia s’po na çkabet
qafe.