Mariah Carey dhe Elton John morën 3.5 milionë paund në dasmën e mbesës së miliarderit rus

16.01.2017 20:37:17

Yjet e muzikës Mariah Carey dhe Elton John janë paguar rreth 3.5 milionë paund, për të kënduar në dasmën e mbesës së miliarderit rus, Valery Kogan.

Legjendat e popit dhanë performancë përreth nëntë orë për dasmën e 19-vjeçares Irene Kogan dhe Daniel Kenvey, që u mbajt të shtunën.

Mariah besohet se ka marrë rreth 2.5 milionë paund për performancën e saj, ndërsa kishte fluturuar nga Amerika me kërkesën e çiftit të ri. Ajo iu dedikoi atyre baladën e vitit 2005 “We belong together”.

Ndërsa Elton John raportohet se ka kënduar rreth 12 këngë gjatë dasmës.