Marija Kapitanoviç: Kosova dhe Kroacia janë vende miqësore me bashkëpunim shumë të...

Marija Kapitanoviç: Kosova dhe Kroacia janë vende miqësore me bashkëpunim shumë të mirë

26.06.2018 11:31:16

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç tha se Kroacia dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të mirë.

“Kosova dhe Kroacia janë vende miqësore dhe partnere të mira. Ne bashkëpunojmë me Kosovën në shumë fusha”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Diplomatja kroate tha se dy shoqëritë e njohin mirë njëra tjetrën.

“Ka shumë të rinj kosovarë që kanë studiuar në Kroaci”, theksoi ajo.

Ajo ka folur edhe për Ditën Kombëtare të Kroacisë. Sipas saj për këto vite të pavarësisë Kroacia ka arritur shumë.