Marketin e Hallallit e kërcënojnë me mbyllje, nëse nuk shet alkool dhe mish derri

05.08.2016 22:33:50

Një supermarket Hallalli në Francë është kërcënuar me mbyllje nëse nuk fillon të shesë mish derri apo pije alkoolike.

Soulemane Yalcin, pronari mysliman i një mini-marketi, u akuzua nga autoritetet lokale se dyqani nuk kishte ndjekur kushtet e qirasë së saj.

Autoriteti i banesave, nga i cili, Yalcin mori qiranë për marketin e tij, urdhëroi në fillim se dyqani duhet të shërbej si dyqan me të gjitha ushqimet për të mirën e të gjithë komunitetit.

Thuhet, se dyqani që zëvendësoi një supermarket të zakonshëm vitin e kaluar, është në kundërshtim me parimet republikane franceze duke i dhënë prioritet vetëm një grupi të caktuar.

Autoriteti kërcënoi marketin se do mbyllet nëse nuk fillon të shesë mish derri dhe alkool.