Marko Gjuriq paralajmëron Gjykatë Themelore dhe Gjykatë të Apelit vetëm për serbët!

29.11.2016 17:54:59

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq tha se pret që deri në fund të javës të caktohen datat për fillimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatës së Lartë të Apelit për komunitetet me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes për telekomunikacionit.

Gjuriq u tha gazetarëve se gjatë dy ditëve në Bruksel janë zhvilluar “biseda të thella teknike”, duke shtuar se do të mundohet të siguroj se deri në fund të javës Telekomi i Serbisë të ketë shtrirje në Kosovë, si në aspektin e transferimit të aseve, por edhe në drejtimin e krijimit të sinjali në të gjitha zonat të cilat janë ra dakord, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, tha ai, delegacioni i Serbisë dhe i Kosovës do të flasin për gjyqësorin, si dhe krijimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Këshillin e Gjykatës së Apelit, e cila do të mbulojnë 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Presim që deri në fund të kësaj jave do të finalizohet marrëveshja dhe do të përzgjidhen datat për fillimin e Gjykatës Themelore në Mitrovice, si dhe Gjykatës së Lartë të Apelit”, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë.

Ndërsa për Telekomin e Serbisë Gjuriq tha: “Pres që të përpunohen detajet e fillimi të stacioneve të reja bazë, të cilat do të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të krahinës sonë jugore, një licencë që do të mundësoj atë, si dhe shkëmbimin e dokumenteve me Telekomunikacionin Ndërkombëtar në lidhje më kodin e zonës.”

Delegacioni i Beogradit njoftoi se bisedimet në nivel ekspertësh në Bruksel, janë planifikuar të zgjasë deri të mërkurën, por ka mundësi të zgjaten edhe pas kësaj dite.