Marko Gjuriq: Serbët në Kosovë, me fuqinë më të madhe politike deri...

Marko Gjuriq: Serbët në Kosovë, me fuqinë më të madhe politike deri tash

10.09.2017 10:41:20
  

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës, është qeveria e parë që do të jetë e varur nga votat serbe dhe nuk do të mund të ekzistojë në qoftë se serbët maltretohen në aspektin politik.

Gjuriqi, duke folur në TV “Pink”, ka përkujtuar se serbët do të kenë 10 deputetë dhe tri ministri, një më shumë se herava te tjera, dhe se serbët në Kosovë asnjëherë deri tash nuk kanë pasur një fuqi të tillë politike.

Sipas tij, ky është rezultat i bashkimit dhe të veprimit në koordinim me shtetin e tyre.

Gjuriq ka theksuar se kjo është e rëndësishme për përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë, duke potencuar se marrja e Ministrisë së Bujqësisë është shumë e dobishme për serbët, sepse 85 për qind prej tyre jetojnë në fshat dhe merren me bujqësi.

Edhe Gjuriq, sikurse presidenti Vuçiq, ka thënë se qëndrimi i tyre ndaj Ramush Haradinajt nuk ka ndryshuar dhe se Serbia do të vazhdojë të kërkojë ekstradimin e tij