Marko Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

23.03.2018 20:03:18

Autoritet kosovare i kanë ndaluar hyrjen drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Nuk i është dhënë leja për vizitë në Kosovë për shkak të deklaratave të tij të fundit të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve”, ka thënë Zyberaj.

Marko Gjuriq ka kërkuar leje për hyrje në Kosovë në fillim të javës së ardhshme, por kjo gjë nuk do të ndodh.