Marrëveshja e Kumanovës dhe fryma e Kosovës!

08.08.2020 21:45:26
Nga Ahmet Asani
Mendoj se Marrëveshja e Kumanovës e v. 1999, është bërë asisoji që ka lënë vend për korigjime tê kufijëve! Se kjo është keshtu dëshmojnê edhe korigjimet e kufijëve me Maqedoni e me Malin e Zi. Demarkimi i kufirit me Serbisë e Kosovës do të jetê shumë më i vështirê se me Maqedoni e Mal të Zi! Mendoj se kjo qe po ndodh ne vijat kufitare me Serbi, ështe nje paralajmerim per devijimet e mundshme gjate demarkimit te kufirit me Serbi!
Ne rastin e demarkimit të kufirit mes Kosoves e Serbisë, mendoj se perpos shmangieve te lejuara (tolerancave) ne metra, eshte e mundur të ketë edhe shmangie në kilometra ! Pse eshte lene kjo mundesi dhe cili mund te jete kriteriumi kryesor i një komisioni të mundshem ndërkombetar per vendosjen e kufirit mes Serbisê dhe Kosoves, respektivisht mes serbëve e shqiptarëve, për kete na meson historia!
Historia me e re na meson poashtu se shqiptaret diten te rreshtohen mirë nē kohen kur Amerika dhe shtetet e Evropës u morren vesh tê vendosnin per fatin tonë! Atbotë shqiptaret arritën të prezantohen para botës si popull me frymë Evropjane e Perëndimore! Atbotë në emer te shqiptarëve flitnin Ibrahim Rugova, Nanê Tereza e Mark Krasniqi!
Atebotë e kishim gojën plotë Perëndim, kurse sot e kemi gojën plotë Lindje! Atbotë u ngrit i gjithë populli kundër të majtës komuniste, sot veç çka nuk kemi dal me parollat “Poshtê imperializmi Amerikanë”, “Parti Enver jemi gati kurdoherë”!
Nuk ka asgje absolute e te perjetshme ne kete botë, kur ti ia rritullon dikujt kah ostari, pse ai mos ta beje tê njejtën gjë! Kush jemi ne që t’na kruaj Perëndimi?! Keto qe kanë ndodhur deri dje e po ndodhin sot, jane isharete (shenja) që tregojnë se eshte momenti i fundit t’i kethehemi Frymes Perendimore te ciles edhe i takojmë si popull e si komb, sa nuk është bërë vonë!