Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të ratifikohet, ka thënë Delawie

14.12.2016 23:25:12

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të miratohet në Kuvend.

“BE-ja e ka bërë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje kusht për liberalizimin e vizave. Sigurisht që unë e mbështes aftësinë e Kosovës për integrim në institucionet evropiane dhe për ta pasur mundësinë për të udhëtuar nëse BE-je e lejon këtë gjë, por natyrisht ky nuk është vendim imi. Por, mendoj se Kuvendi do të duhej ta miratojë këtë marrëveshje, do të duhej ta ratifikojë atë. Natyrisht që do t’i nxisja qytetarët e Kosovës të bisedojnë me deputetët e tyre dhe t’ua shpjegojnë se sa e rëndësishme është për ta që t’i plotësojnë kushtet e BE-së”, ka thënë Delawie në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.