Marrëveshja që po mban peng vizat (Video)

02.01.2017 20:21:27

Skena politike e vendit ka ngecur si asnjëherë me parë në një kalimin e një faze të thjeshtë, për caktim të kufirit me Malin e Zi, kur dihet se mjaftë problematik do të jetë përcaktimi i kufirit me fqinjin verior, Serbinë.

Marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e zi nënshkruar më 26 gusht të vitit 2016 në Vjene, nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, është bërë shkas qe skena politike të polarizohet më të madhe.

Madje, ratifikimi i kësaj marrëveshje e vendosur si kriter nga Bashkimi Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave po i mban qytetarët të izoluar.

Koalicioni qeveritar ndonëse në Kuvendin e Kosovës, numëron mbi 84 deputetë nuk ka arritur qe t’i bëjë votat e nevojshme për të kaluar këtë marrëveshje.

Përveç opozitës, e cila në tërësi e ka kundërshtuar qe nga fillimi këtë marrëveshje, demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar edhe nga deputetë të koalicionit qeveritar e veçanërisht ata të LDK-së. /Tribuna Channel/