Marrëveshjet që u nënshkruan në Korçë

27.11.2017 17:50:07

Ka përfunduar në qytetin e Korçës mbledhja e përbashkët midisi Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Midis dy shteteve u nënshkruan këto marrëveshje bashkëpunimi: Marrëveshje për Qendrat Kulturore të përbashkëta në Diasporë, për bashkëpunim në punët e jashtme, për bashkëpunim në kuadër të anëtarësimit evropian, për shkëmbimin e përvojave e politikave, për realizmin e të drejtës  për pension, për përkrahjen e sipërmarrësve, për bashkëpunim kulturor, për bashkëpunim teknik në fushën e bujqësisë, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe marrëveshja për krijimin e bursës shqiptare.

Ky takim i përbashkët i dy qeverive shqiptare u mbajt me sloganin “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Image